Site icon Telegrafi

Gold AG: Dëshira më e madhe është të bëhem baba

Reperi Gold AG ka konfirmuar se ai është duke menduar për të krijuar familje.

Reperi ka marrë pjesë në një intervistë për Prive ku ka folur për jetën dhe karrierën e tij.

Si dëshirën më të madhe të tij, Gold AG vlerëson se ai dëshiron të bëhet baba.

Ndërkaq, ai beson se ka shumëçka për t’i thënë popullit dhe nuk mendon për të lënë muzikën.

Gold AG ka folur për projektin më të suksesshëm të tij, që sipas tij është “Shqiptar”.

Reperi po ashtu tha se ndryshoi mendje për politikanë, siç është rasti për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Ai i ka disa mendime të mira. Më ka pëlqyer sidomos rreth tolerancës fetare”, u shpreh ai.

Exit mobile version