Rep këngëtari i njohur, Arian Agushi apo Gold AG, ka marrë një dënim nga Policia e Kosovës.
Në bazë të dënimit shihet si ai ka bërë kundërvajtjen në Graçanicë, ku është ndalur nga dy policë me nacionalitet serbë.
Ai nuk është i irrituar me dënimin sa është irrituar me atë që shkruan në dënim.
“S’e e mbaj mend kur më ka dënuar policia jonë pasi mundohem të jem i rregullt në komunikacion, por mbrëmë më dënuan dy serbë edhe serbisht e paskan shkruar. Ah nuk kam faj unë që ju ‘lavdëroj’ në këngët e mia”, ka shkruar Gold AG në Facebook,.
Ndryshe, Gold AG njihet për tekstet e tij patriotike. /Telegrafi/