Sot (e mërkurë) më 7 mars është shënuar festa e mësuesit.
Nxënës nga të gjitha trevat shqiptare kanë shfrytëzuar rastin për të uruar mësimdhënësit për ditën e tyre.
Ndërkohë, edhe rrjetet sociale janë mbushur me fotografi, kujtime e urime nga persona të shumtë në drejtim të mësuesve të tyre.
Edhe figurat publike gjithashtu kanë uruar mësimdhënësit e tyre, gjersa më emocionuese kjo ditë duket të ketë qenë për një prej reperëve më të njohur të estradës.
Gold AG ka publikuar një fotografi shumë të vjetër të prindërve në llogarinë zyrtare në Instagram, duke iu uruar atyre këtë festë, kjo pasi prindërit e tij kanë qenë mësimdhënës të lëndës së biologjisë.
“Urime dita e mësuesit babë e nanë”, ka shkruar reperi me emocion në mbishkrimin e fotografisë.
Gold AG ka treguar se është shumë i ndjeshëm ndaj familjes, kjo ngase babanë e kishte humbur kur ishte shumë i vogël ,ndaj si rrjedhojë ka ruajtur një lidhje shumë të veçantë me të ëmën. /Telegrafi/