Kauzat sensibilizuese marrin suksesin kur brenda tyre përfshihen edhe artistë, të cilët si detyrë kryesore të tyre përveç argëtimit të publikut, e shohin edhe influencimin e tyre në përcjelljen e mesazheve sensibilizuese të temave të ndryshme sociale.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi edhe reperi Gold Ag, i cili ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, në të cilën bëhet thirrje për t’i thënë “Jo” abortit.
Duke qenë një predikues i rregullt i fesë, sigurisht që reperi e sheh këtë veprim të kundërt me rregullat e religjionit, pra me pak fjalë një mëkat që nuk duhet bërë.
Në videon e shpërndarë pasqyrohet gjendja e shkatërruar e një ‘foshnje’ të cilës i është mohuar jeta, dhe kjo gjë mesa duket e ka prekur pa masë reperin. /Telegrafi/