Telegrafi

Gold Ag bën homazhe te varri i Beg Rizajt në Gllogjan (Foto)

Reperi i njohur Gold Ag së fundmi ka treguar se është në përgatitje të projektit të tij më të ri, që do të jetë një këngë patriotike dedikuar heronjëve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.

E kur jemi tek këngët patriotike, duket se reperit është mjaft i dhënë pas të kaluarës së shqiptarëve, dhe nuk harron asnjëherë respektin ndaj atyre që dhuruan jetën për liri.

Lexo po ashtu Gold AG reagon ndaj shtyrjes së vendimit për Ramushin Haradinajn, ironizon serbët (Foto)

Së fundmi, nëpëmjet një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ai ka treguar se sot (e enjte) ka vizituar fshatin e Gllogjanit, me ç’rast ka bërë homazhe pranë varrit të Beg Rizajt, i cili vdiq vite më parë në Kumanovë të Maqedonisë.

Ndërkohë në një fotografi tjetër të publikuar pak më vonë, bën të ditur se kënga e tij e re publikohet më datën 1 mars. /Telegrafi/