Telegrafi

Gold AG bëhet me banesë luksoze në Prishtinë – këtë ia beson kompanisë Alba Group

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG ndër vite ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe padyshim mbetet ndër emrat më të pëlqyer në industrinë e muzikës vendore.

Krahas kësaj, reperi nga Presheva është fokusuar edhe në krijimin e një jete sa më të lumtur dhe komode për të dhe familje e tij.

Dhe këtë, reperi i shumë hiteve ia ka besuar kompanisë Alba Group që njihen për komplekse luksoze banesore.

Foto: Alba Group KS/Instagram

Alba Group prej vitesh ka treguar se ato që ne kemi ëndërruar më parë, janë projektet e sotme të përfunduara me sukses.

Misioni i kompanisë ka qenë dhe mbetet, investimi i vazhdueshëm në industrinë e ndërtimit dhe sektorë të tjerë të biznesit, e për këtë edhe reperi iu është drejtuar për të bërë zgjedhjen e duhur të banimit.

Foto: Alba Group KS/Instagram

Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Instagram ata kanë njoftuar se projektit ‘Prishtina City Center’ i është bashkuar edhe Arian Agushi (emri i plotë) duke u bërë me një banesë në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Tutje në postim, ata kanë falënderuar reperi që ia besuan kompanisë së tyre kapitullin e ri të lumturisë.

Ndërkohë, kujtojmë që Gold AG është i martuar prej vitesh dhe baba i një djali teksa është në pritje të një fëmije të dytë. /Telegrafi/