Reperi Arian Agushi së shpejti do të sjell projektin e tij më të ri.
“Shqiptar stambolli” titullohet kënga më e re e rep artistit, për videoklipin e së cilës ka udhëtuar drejt Turqisë, transmeton Telegrafi.
Mësohet se kjo këngë do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku.
Projekti është në fazën përfundimtare të realizimit dhe sipas Goldit do të publikohet me 20 shtator në orën 21:00.
Veç kësaj kënge, reperi ka paralajmëruar edhe nëntë projekte tjera, të cilat do t’i publikoj së shpejti. /Telegrafi/