Serie A ka zgjedhur pesë golat më të bukur të shënuar në xhiron e pestë.
Xhiro e pestë e kampionatit italian na ka sjellë ndeshje të forta, por edhe gola nga më perlat e mundshme.
Kështu, si çdo javë edhe në këtë javë, faqja zyrtare e Serie A ka zgjedhur ‘Top 5’ golat më të bukur të shënuar në këtë xhiro.
Golat më të bukur të javës fillojnë me perlën e sulmuesit të Bolognas, Simone Verdi, i cili shënoi një gjysmë-volej brilante ndaj Sampdorias.
Në listë janë edhe goli i Edin Dzekos shënuar Crotones, goli i Nicola Rigonit i shënuar nga Sassuolos, Carlos Bacca, i cili shënoi përball Thomas Strakoshës së Lazios dhe goli i Khuma Babacar ndaj Udineses. /Telegrafi/