Mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham i është bashkuar dhjetëshes kryesore të golashënuesve më të rinj në të cilën Ansu Fati prinë që nga goli i shënuar në sezonin e kaluar.
Goli i fitores nga Ansu Fati në ndeshjen e grupeve të Barcelonës ndaj Interit në udhëtim në sezonin 2019/20 e bëri atë golashënuesin më të ri në historinë e Ligës së Kampionëve.
Ansu Fati rrëzoi nga froni me 155 ditë më pak rekordin e vendosur nga Peter Ofori-Quaye në vitin 1997, pesë vjet para se sulmuesi i Barçës të ishte i lindur.
Në listën e golashënuesve i fundit që i është bashkuar është anglezi i Dortmundit, Bellingham, i cili me golin e mbrëmshëm ndaj Manchester Cityt zë vendin e tetë tashmë me moshë 17 vjet 289 ditë.
Në listën e golashënuesve më të rinj gjenden edhe emra të njohur si Mateo Kovacic, Cesc Fabregas, Pedri, Aaron Ramsey dhe Breel Embolo.
Jude Bellingham into top 10 👀
🔝 Youngest scorers in Champions League history:
1⃣ Ansu Fati (17 years, 40 days)
2⃣ Peter Ofori-Quaye (17 years, 195 days)
3⃣ Mateo Kovačić (17 years, 216 days)
4⃣ Cesc Fàbregas (17 years, 218 days)Full list 👇#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 14, 2021
Shënuesit më të rinj të Ligës së Kampionëve
17 vjet 40 ditë: Ansu Fati (Inter 1-2 Barcelona, 10/12/2019)
17 vjet 195 ditë: Peter Ofori-Quaye (Rosenborg 5-1 Olympiacos , 01/10/1997)
17 vjet 216 ditë: Mateo Kovacic (Dinamo Zagreb 1-7 Lyon, 07/12/11)
17 vjet 218 ditë: Cesc Fabregas (Arsenal 5-1 Rosenborg, 07/12/04)
17 vjet 218 ditë: Bojan Krkic (Schalke 0-1 Barcelona, 01/04/08)
17 vjet 241 ditë: Martin Klein (Panathinaikos 2-1 Sparta Praga, 27/02/02)
17 vjet 263 ditë: Breel Embolo (Basel 4-0 Ludogorets, 04/11/14)
17 vjet 289 ditë: Jude Bellingham (Dortmund 1-2 Manchester City, 14/ 04/2021)
17 vjet 300 ditë: Aaron Ramsey (Fenerbahce 2-5 Arsenal, 21/10/2008)
17 vjet 330 ditë: Pedri (Barcelona 5-1 Ferencvaros, 20/10/2000)
/Telegrafi/