Telegrafi

Golashënuesi i Malit të Zi, Mugosa i gëzohet pikës së fituar

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Mali i Zi dhe Kosova luajtën baras (1-1) në ndeshjen e dytë kualifikuese për ‘Euro 2020’ në kuadër të Grupit A. Milot Rashica e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa ne gjysmë e dytë rezultatin e barazoi Stefan Mugosa.

Në deklaratën e golashënuesit pas takimit, ai është shprehur i kënaqur me barazimin dhe me pikën e fituar.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në përballjen Mal i Zi 1-1 Kosovë

“Në pjesën e parë nuk ishim të mirë, por edhe nuk i shfrytëzuam disa rase, pastaj pranuam gol… Në vazhdim ishim më të mirë, dilnim në terren të gatshëm për gjithçka”.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Më vjen keq që nuk i fituam tri pikët. As barazimi nuk është i keq. Mbi të gjitha, një pikë ka rëndësi shumë të madhe”.

“Tash duhet të rikuperohemi dhe në Çeki të provojmë të bëjmë diçka më shumë”, është shprehur Mugosa. /Telegrafi/