Lojtari kryesor i Francës në ‘Euro 2016’, Antoine Griezmann, pas humbjes nga Portugalia është shprehur se duhet të mësohet nga kjo finale e humbur, por që ka theksuar se është krenar me paraqitjen e kombëtares.
Franca u mposht nga Portugalia, pas golit të shënuar nga Eder në minutën e 109, transmeton Koha.net.
“Është mizore dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë. Kemi përjetuar disa momente të jashtëzakonshme dhe momente të trishtueshme gjithashtu”.
“Duhet të mësojmë, por sonte dhamë gjithçka dhe nuk ndjejmë keqardhje. Jam krenar me këtë skuadër, krenar me të gjithë. Tani duhet të kthehemi më të fuqishëm”, është shprehur Griezmann.
Sulmuesi e fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në ‘Euro 2016’, për çka është shprehur se momentalisht nuk është shumë krenar, pasi grupi është më i rëndësishëm.
“Ndoshta më vonë mund të ndihem krenar, por tani për tani është për grupin. Jam shumë i zhgënjyer për bashkëlojtarët. Vërtet dëshiroja t’ua jepja atyre këtë trofe, por nuk mund të shënoja dhe jam shumë i zhgënjyer”, ka thënë ylli i Atletico Madridit.