Liridon Krasniqi po vazhdon të shkëlqejë me gola në Malajzi.
Mesfushori nga Kosova, ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Kedah.
Skuadra e vitiasit ishte nikoqire e Johor DT në kuadër të Kupës së Malajzisë dhe triumfoi me rezultat 3-1 në Grupin C.
26-vjeçari ka arritur të shënoj golin e tretë në këtë sfidë në minutën e fundit.
Pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së tij, topi shkoi deri tek Krasniqi i cili me një goditje fantastike shënoi një gol të mrekullueshëm për 3-1.
Kjo fitore e ngritë Kedahin në pozitën e dytë në Grupin C me tetë pikë të grumbulluara sa ka edhe vendi i parë Misc-Mifa.
Krasniqi ka arritur të shënoj golin e 10-të në 12 ndeshje këtë edicion në Malajzi, por çuditërisht nuk po merr ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Ndeshjen e ardhshme skuadra e tij Kedah e zhvillon në udhëtim tek Kelantan, dhe i mjafton një barazim për të vazhduar tutje. /Telegrafi/