Manchester City ka kaluar në epërsi përballë Arsenalit në derbni e javës së 28-të në Ligën Premier.
Lideri aktual i kampionatit anglez nuk ka vonuar më shumë se 15 minuta për të shënuar golin e parë në këtë sfidë.
Mesfushori portugez, Bernanrdo Silva shënoi një gol spektakolar për të kaluar Cityn në epërsi.
Tani skuadra e Pep Guardiolës pas këtij goli të shënuar do ta ketë më të lehtë vazhdimin e ndeshjes.
Kujtojmë që vetëm pesë ditë më parë, City mposhti Arsenalin në finalen e Kupës me rezultat të pastër 3-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yWhWQdsGRYI