Telegrafi

Gol i mrekullueshëm i Messit, shënon për të 50-tën herë nga gjuajtja e lirë

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Gjysma e parë e ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Real Valladolidit e zhvilluar në Camp Nou, kishte të bënte me superyllin argjentinas, Lionel Messi.

Blaugranët i shënuan tre gola në fraksionin e parë, ndërsa e pranuan një nga skuadra kundërshtare. Clement Lenglet e zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të takimit.

Kiko Olivas e barazoi rezultatin (15′), mirëpo Arturo Vidal e riktheu epërsinë (29′) i asistuar pikërisht nga Messi.

Festa e Lionel Messit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 34 u akordua gjuajtje e lirë për vendasit, ndërsa përgjegjësinë e mori ‘numri 10’ i katalunasve.

Leo Messi goditi duke e dërguar topin në skajin e portës që ishte i pandalshëm nga portieri. Për më shumë, ky ishte goli i 50-të në karrierë nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/