Telegrafi

Gol magjik nga Ramsey, Arsenali i pamëshirshëm për rusët e CSKA

Ramsey bëri het-trik ndaj Evertonit (Getty Images)

Arsenali po zhvillon një ndeshje jashtëzakonisht të mirë përballë CSKA Moskës.

Skuadra angleze ka arritur të shënoj fillimisht në minutën e nëntë të kaloj në epërsi nëpërmjet Ramseyt.

Mysafirët barazuan rezultatin në 1-1 me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë ku shënoi Golovin.

Për 2-1 u përkujdes sulmuesi francez Alexandre Lacazette duke shënuar nga pika e bardhë.

Ndërkohë goli më i mirë në pjesën e parë u shënuar nga uellsiani Aaron Ramsey në minutën e 28-të për 3-1.

Mesut Ozil asistoi për mrekulli te Ramsey i cili me thembër shënoi për 3-1.

E golin e katërt në pjesën e parë e shënoi Alexandre Lacazette. /Telegrafi/