Telegrafi

Gol i jashtëzakonshëm nga largësia i Liridon Krasniqit (Video)

Gola e asistime, Liridon Krasniqi nuk di të ndalet.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës po vazhdon me paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Kedah.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e skuadrës së tij Kedah 4-2 ndaj Kuala Lampur.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën FA në Malajzi derisa Kedah ka kaluar në çerekfinale.

Krasniqi shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 38-të.

Sikur nuk i mjaftoi goli i shënuar, Liridoni bëri edhe një asistim në këtë fitore të madhe të Kedah.

Pas kësaj forme të jashtëzakonshme që është duke kaluar, me gjasë Krasniqi do të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e muajit mars ndaj Islandës. /Telegrafi/