Telegrafi

Gol i jashtëzakonshëm nga Donis Avdijaj (Video)

Donis Avdijaj e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri me Schalke 04.

Sulmuesi kosovar ka qenë titullar me skuadrën e tij në ndeshjen miqësore ndaj Erkenschwick.

Schalke arriti fitore të lartë me rezultat 1-9, duke treguar një formë të mirë.

22-vjeçari kosovar e hapi serinë e golave në këtë takim duke shënuar vetëm pas tetë minutave.

Avdijaj shënoi duke paraboluar portierin vendas për 0-1. /Telegrafi/