Besar Halimi ia ka bërë sefte me gola në edicionin e ri tek Brondby.
Mesfushori fantastik nga Kosova e ka nisur si titullar ndeshjen e Kupës së Danimarkës mes skuadrës së tij Brondby në udhëtim tek Hillerod.
Brondby ka marrë një fitore të rëndësishme 1-4 në udhëtim duke u kualifikuar për 1/8 e finales në Kupën e shtetit.
E goli i mbrëmjes në Danimarkë u shënua nga mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi.
Ky ishte goli i parë për Halimin këtë edicion me fanellën e Brondbyt pas rikthimit.
Halimi edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Brondby nga Mainzi, ndërsa këtë vit klubi danez e bleu.
23-vjeçari edicionin e kaluar kishte shënuar tetë gola me fanellën e Brondbyt duke bërë edhe gjashtë asistime.
Në ndeshjen e radhës, Brondby do ta luaj në kampionat si vendas ndaj Horsens. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wZLhkzIP8Ks