Telegrafi

Gol i hershëm nga Bayerni, shënon Kimmich

(Foto: Getty Images)

Bayern Munichu e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kundër Real Madridit që po zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Zhvillohej vetëm minuta e tretë, kur Joshua Kimmich realizoi pas një harkimi në zonë nga Corentin Tolisso (3′).

Ishte një vendosje e gabuar e mbrojtjes së skuadrës nikoqire që ua mundësoi mysafirëve të realizonin.

Bavarezët duhet t’i shënojnë më shumë se dy gola dhe ta mposhtin Realin, në mënyrë që të kualifikohen tutje.

Los Blancos kanë shënuar dy gola në Allianz Arena, ashtu që mbesin favoritë për t’u kualifikuar në finale. /Telegrafi/