Telegrafi

Gol i hershëm nga Atletico, realizon Diego Costa

Diego Costa (Foto: Getty Images)

Atletico Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s.

Los Rojiblancos kanë shënuar një gol të hershëm ndaj rivalit lokal.

Ishte sulmuesi Diego Costa që shkoi përpara dhe bëri një goditje nga një pozitë e vështirë, me ç’rast topi u ndal në rrjet (1′).

Ndeshja e sivjetme e Superkupës së Evropës zhvillohet në Talinn të Estonisë dhe është hera e parë që luhet në këtë shtet.

Los Blancos kanë hyrë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Los Rojiblancos si fitues të Ligës së Evropës.

Reali është kampioni në fuqi pasi e ka fituar trofeun në dy vitet e fundit.

Pritet të shihet nëse Atletico do ta fitojë Sueprkupën, apo do ta mbrojnë Mbretërit. /Telegrafi/