Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin amerikan.
Sulmuesi suedez po shkëlqen me fanellën e La Galaxy pas transferimit në MLS.
Në kuadër të javës së 20-të në MLS, Los Angeles Galaxy ishin mysafir tek Philadelphia Union ku morën një fitore të vlefshme 1-3.
Vendasit ishin në epërsi pas përfundimit të pjesës së parë me rezultat 1-0 falë golit nga Sapong.
Por me të filluar pjesa e dytë, Ibrahimovic me një asistim fantastik shërbeu Kamaran i cili shënoi për 1-1.
Pak pasi kaloi një orë lojë, suedezi përsëri në skenë ku kësaj radhe shënoi një gol të bukur për 1-2.
Golin e tretë dhe të fundit në këtë sfidë për La Galaxy e shënoi mbrojtësi francez Ciani.
Pas 20 ndeshjeve, Ibrahimovic ka arritur të shënoj 12 gola në MLS dhe ka bërë pesë asistime.
Skuadra nga Kalifornia tani zë pozitën e katërt në tabelë me 31 pikë, tetë më pak se lideri FC Dallas. /Telegrafi/