Site icon Telegrafi

Gol e asist në fitoren e Fenerbahces, Muriqi vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Me një gol të shënuar dhe një asist të dhënë, sulmues Vedat Muriqi ishte vendimtar në fitoren e Fenerbahces me rezultat 3- 2 në ndeshjen kundër Yeni Malatyasporit.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës turke, ku Fenerbahce po shpreson në një vend në Evropë.

Sulmuesi ynë e gjeti golin në minutën e 70-të me një goditje të bukur me kokë.

 

Muriqi asistoi edhe në kohën shtesë, ndërsa Fenerbahce fitoi me rikthim, 3-2, pasi ishte duke humbur 2-1.

Ky gol i shënuar i Muriqit ishte i 15-ti këtë sezon në Superligën e Turqisë, ndërsa me asistimin e sotëm ka shkuar në kuotën e pesë shërbimeve për bashkëlojtarët.

 

Muriqi është një nga lojtarët më të kërkuar nga kampionati turk, ku shumë klube janë vënë pas tij. /Telegrafi/

Exit mobile version