Pjesa e parë mes Chelseat dhe Arsenalit është mbyllur pa gola edhe pse të dy ekipet kishin raste.
Chelsea e nisi më mirë, duke rrezikuar me Cole Palmer dhe Malo Gusto, por në të dyja rastet, Blutë nuk gjetën rrjetën.
Arsenali tentoi me Gabriel Martinellin, por gjuajtja e tij nuk shkoi në kuadrat.
Topçinjtë arritën të shënonin në minutën e 32-të, me Declan Rice që asistoi te Kai Havertz, por që goli i shënuar nga ai u anulua me VAR për pozitë jashtë loje.
Level at half-time.#CFC | #CHEARS pic.twitter.com/ivUy4gIVMi
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 10, 2024
Në minutat e mbetura të pjesës së parë kishte vetëm gjysmë raste dhe skuadrat nuk arritën të gjenin rrjetën./Telegrafi/