Telegrafi

“God’s Plan” nga Drake debuton në vendin e parë në Billboard Hot 100

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, kënga më e re e Drake arriti që të shitet shumë qysh në ditët e para.

127 mijë shkarkime të projektit të ri të Drake me 82.4 milionë dëgjime tjera në SHBA e përfunduan javën hapëse të lansimit të këngës së re të Drake.

Kënga tjetër e Drake nga albumi “Scary House” e titulluar “Diplomatic House” ka hyrë në Billboard Hot 100.

Drizzy më parë arriti në maje të Billboard Hot 100 ishte me këngën “What’s My Name” në bashkëpunim me Rihannan.

Para se të arrinte në maje, “God’s Plan” tashmë ka thyer rekorde tjera.

I prodhuar nga Noah Shebib, Cardo dhe Boi-1da, kënga tronditi Spotifyn në ditën e parë me mbi katër milionë dëgjime më 22 janar.

Por, rekordet nuk u ndalën këtu. Apple Music më vonë gjatë asaj dite shtoi edhe vlerësime tjera, pasi u raportua se kënga “God’s Plan” u dëgjua 14 milionë herë në platformë.

Tash Drake po vazhdon që të punojë në projektet e reja me Bad Bunny, Pierre Bourne dhe London on da Track. /Telegrafi/