Site icon Telegrafi

Goditje për vozitësit e Maqedonisë, rriten çmimet e derivateve të naftës

Pas konfliktit dyvjetor në mes Rusisë dhe Saudi Arabisë, të dy shtetet arritën marrëveshje për rritje të prodhimit të naftës në nivel të prodhimit në muajin janar këtë vit, raportojnë mediumet ruse dhe saudite, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të kësaj, në tregun botëror më nuk do të ketë ofertë të madhe nga kërkesat, dhe kjo do të rezultojë me rritjen e çmimit të derivateve të naftës. Me marrëveshjen e Moskës dhe Rijadit ka mbaruar periudha e rekordit të çmimeve më të ulëta të naftës, ku në dy vitet e fundit, çmimet janë zvogëluar prej 115 dollarë në 30 dollarë për fuçi.

Për vozitësit e Maqedonisë, kjo do të thotë se litra e benzinit nga çmimi në mes 60 dhe 65 denarë për litër do të arrijë 85 denarë për litër. /Telegrafi/

Exit mobile version