Shqipëria e ka zhbllokuar rezultatin ndaj Islandës që në pjesën e parë.
Kuqezinjtë luajnë për pikë të plota në sfidën e vlefshme për Grupin 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe janë në rrugë të mirë për ta bërë këtë.
Ekipi i Edy Rejas e deshi më shumë golin në sfidën e zhvilluar në Arenën Kombëtare dhe ia doli të realizonte në minutën e 35-të.
Një harkim nga Myrto Uzuni e shfrytëzoi për mrekulli Ermir Lenjani duke mos i dhënë shans portierit Alex Runarsson gjatë goditjes së tij me kokë.
Shqipëria synon ta zë vendin e dytë në grup dhe në rast fitoreje do ta arrijë qëllimin. /Telegrafi/
https://twitter.com/sr_samuel_99/status/1574843667981996037