Site icon Telegrafi

Goditje e madhe për Brazilin, dy futbollistë lëndohen dhe humbin pjesën tjetër të Botërorit

Brazili ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë të grupit ndaj Kamerunit 1-0, por kjo humbje nuk ishte e rëndësishme pasi kishin siguruar vendin e parë në grup.

Megjithatë në këtë takim brazilianët kanë humbur dy futbollistë shumë të rëndësishëm shkaku i lëndimeve.

Brazili po përballet me një krizë lëndimesh, pasi Gabriel Jesus dhe Alex Telles të dy morën lëndime në humbjen e tyre kundër Kamerunit në ndeshjen e tretë në Katar.

Të dy futbollistët u ankuan për probleme në gju dhe pas skanimeve të reja është konfirmuar se as Gabriel Jesus, por as Alex Telles nuk mund të luajnë më këtë botëror.

Lëndimi i Gabriel Jesus besohet të jetë më pak serioz, megjithëse ai pritet të mungojë rreth një muaj ku do t’i mungojë edhe Arsenalit në disa ndeshje.

Gjithsesi është konfirmuar se dy lojtarët nuk do të mund të luajnë më në Katar.

Te Brazili po vuajnë nga lëndimet, pasi ndaj Zvicrës dhe Kamerunit munguan edhe lojtarët si Danilo, Alex Sandro dhe Neymar.

Në 1/8 e finales Brazili do të përballet me Korenë e Jugut dhe rikthimi i Neymar me Alex Sandron e Danilon është ende në dyshim. /Telegrafi/

Exit mobile version