Kryeministrit britanik, Boris Johnsonit po ia kthejnë shpinën disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Dy prej ministrave kanë dhënë dorëheqje pak heqje pak çaste më parë dhe këtë e kanë bërë publike përmes rrjeteve sociale.
Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid sapo ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke thënë se ka “humbur besimin” te Boris Johnson, raporton theguardian.
I have spoken to the Prime Minister to tender my resignation as Secretary of State for Health & Social Care.
It has been an enormous privilege to serve in this role, but I regret that I can no longer continue in good conscience. pic.twitter.com/d5RBFGPqXp
— Sajid Javid (@sajidjavid) July 5, 2022
Gjithashtu edhe Rishi Sunak ka dhënë dorëheqje si kancelar i Thesarit, duke thënë se qeveria duhet të drejtohet ‘si duhet, me kompetencë dhe seriozisht’.
Johnson në këtë formë është në “një pozicion shumë të pasigurt” pas dorëheqjes së dy prej ministrave kryesorë në qeverinë e tij.
Udhëheqësi i laburistëve, Sir Keir Starmer u ka thënë gazetarëve se ministrat duhet të veprojnë sipas interesave kombëtare duke e larguar nga detyra Johnsonin.
Ndryshe, disa prej ministrave kanë konfirmuar se do të qëndrojnë pjesë e kabinetit qeveritar të udhëhequr nga 58-vjeçari. /Telegrafi/
The public rightly expect government to be conducted properly, competently and seriously.
I recognise this may be my last ministerial job, but I believe these standards are worth fighting for and that is why I am resigning.
My letter to the Prime Minister below. pic.twitter.com/vZ1APB1ik1
— Rishi Sunak (@RishiSunak) July 5, 2022