Vedat Muriqi ka arritur të shënojë një gol të bukur kundër Besiktasit në kuadër të Superligës së Turqisë.
Sulmuesi nga Prizreni e ka shënuar golin e 12-të sezonal, duke u konfirmuar si njëri prej sulmuesve më të mirë të kampionatit turk.
Ai madje ka arritur të asistojë shtatë herë, duke e ndihmuar skuadrën e tij Rizesport këtë sezon.
https://twitter.com/hlgneagle/status/1115312739965112320
Gjatë shënimit të golit ai shumë bukur i iku gracës së pozitës jashtë lojës, duke shënuar me një goditje mjeshtërore.
Topi edhe pse goditja nuk ishte e fortë, doli nga rrjeta, duke bërë që gjyqtari i ndeshjes të kërkojë rregullimin e saj.
Vedat Muriqi'nin Beşiktaş'a attığı golde ağlar delindi. pic.twitter.com/yBTvDklIMZ
— SPOR (@yenisafakspor) April 8, 2019
Edhe Muriqi u befasua paksa, por goli u pa dukshëm që ishte i rregullt. /Telegrafi/