Milani duket se nuk e ka ndërmend të ndalet duke u përforcuar për stinorin e ri.
Pasi ka zyrtarizuar dy super blerje, Matteo Musacchion për mbrojtje dhe Franck Kessien në mesfushë, Milan dëshiron të intervenojë edhe në fazën ofensive.
Dëshira e radhës për Milanin është sulmuesi i talentuar i Portos, Andre Silva.
Sipas medieve italiane dhe atyre portugeze, Milan ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit Jorge Mendes për një transferim të mundshëm në ‘San Siro’.
‘Rossonerët’ janë në kërkim të një sulmuesi goli dhe shohin zgjidhjen e problemeve në sulm pikërisht tek Silva.
21-vjeçari ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar tetë herë këtë edicion me Poroton në të gjitha garat.
Për ta kompletuar këtë transferim, Milan është e gatshme të ofrojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/