Telegrafi

Goditja e dhunshme e policit ndaj adoleshentes që po protestonte kundër vrasjes së George Floyd

Dounya Zayer është goditur dhunshëm nga një polic, derisa po protestonte kundër vrasjes së George Floyd në New York të Shteteve të Bashkuara.

Adoleshentja 20-vjeçarja ishte krahas një turme, kur një polic e qëlloi shumë brutalisht, duke e hedhur për toke, transmeton Telegrafi.

“Ndaloni së arsyetuari policinë, ata duhet të nda mbrojnë dhe jo të na lëndojnë”, ka shkruar Zayer, derisa ndodhej e shtrirë në spital.

Lëndimi që pësoi, ia ka humbur përkohësisht vetëdijen, megjithëse nuk i shkaktoi ndonjë dëmtim serioz.

Sipas të pranishmëve, polici që e qëlloi përdori edhe fjalë ofenduese ndaj saj, megjithëse ajo po protestonte e qetë dhe nuk shkaktonte dhunë.

Që nga vrasja brutale George Floyd, në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara ka pasur protesta masive, ndërsa policia po shfrytëzon forma të ndryshme për ta kthyer gjendjen nën kontroll. /Telegrafi/