Site icon Telegrafi

Goditja e Bukayo Saka bëhet virale, për pak sa nuk goditi një person që shikonte ndeshjen nga banesa e tij

Bukayo Saka pati goditjen më gazmore të karrierës së tij të re, gjatë ndeshjes së Arsenalit në Ligën e Evropës ndaj Bodo/Glimt, pasi i dha një befasi një tifozi që e shikonte ndeshjen nga banesa e tij

Ka qenë një fillim i mirë i sezonit për Sakën, pasi aksionet e tij vazhdojnë të rriten si për Arsenalin ashtu edhe për Anglinë, në moshën 21-vjeçare.

Ai shënoi penalltinë fituese, pasi Topçinjtë morën të tre pikët kundër Liverpoolit fundjavën e kaluar, në një lojë të fortë, në të cilën ai ishte në qendër të një momenti të diskutueshëm.

Saka ishte vendimtar edhe në takimin e së enjtes mbrëma në Ligën e Evropës, ku Arsenali fitoi 0-1 ndaj Bodo/Glimt.

Ai shënoi golin e vetëm për klubin londinez, por ishte edhe cak i një momenti gazmor në këtë takim.

Anësori anglez në një moment pati mundësi të mirë shënimi në pjesën e parë, por e hodhi topin shumë larg. Jo vetëm mbi traversë, por tek objektet pas tribunave.

 

 

Një tifoz ishte ulur në banesën e tij, duke u përpjekur të shijonte lojën nga një mjedis perfekt dhe topi i goditur nga Saka e zuri në befasi, pasi gati sa nuk u përplas në të dhe u shpëtua vetëm nga dritarja.

Ndryshe, kjo nuk ishte një paraqitje veçanërisht emocionuese nga mysafirët, të cilët duhej të mësoheshin të luanin në një fushë artificiale, madje edhe fituesi erdhi nga vetëm një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version