Telegrafi

Goditi me shuplakë ish-yllin e futbollit amerikan, aviokompania amerikane pushon nga puna punonjësin që e sulmoi

Aviokompania United Airlines e pushoi nga puna punonjësin i cili u filmua duke u grindur me ish-lojtarin e futbollit amerikan Brendan Langley në Newark,  por që emri i punonjësit mbetet i panjohur dhe asnjë akuzë nuk u hodh mbi të për këtë incident.

Dailymail merr vesh se 27 vjeçi Brendan Langley, u arrestua të enjten e 19 majit, pas grindjes me punëtorin e United Airlines, transmeton Telegrafi.

Video shfaq pamjet e grindjes mes tyre, dhe pamjet e marra nga të gjitha videot që u shfaqën në faqe të ndryshme, tregojnë se ishte punëtori i kompanisë ajrore i cili e filloi grindjen duke e goditur Langley-n.

Por Langley, ish-ylli i Denver Broncos që së fundmi luajti për ekipin e Calgary Stampeders në Kanada, ishte ai që u arrestua.

Është e paqartë se pse punonjësi i aviokompanisë nuk u arrestua ose akuzua. Ai u dërgua në spital ndërkohë për tu trajtuar për një lëndimin që e pësoi në njërin sy, ndërsa Lengley u akuzua për sulm.

Besohet se arsyeja e sherrit mes tyre ishte sepse Lengley përdori një karrige me rrota për lëvizjen e bagazheve të tij, në vend se të përdorte një karrocë lëvizëse që kushton rreth pesë dollarë.

United Airlines ka refuzuar të jap emrin e pasagjerit, këtë rast emrin e Langley dhe të punonjësit të tyre, por dikush brenda kompanisë bëri të ditur se punëtori në fjalë u pushua nga puna. /Telegrafi/