Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka goditur qëllimisht me veturë një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur ditën e marte, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim i cili ishte dhënë nga zyrtari policor, e më pas dyshohet se qëllimisht me veturë ka goditur zyrtarin policor”, njofton policia.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/