Në aeroportin e Londrës, një grua e paidentifikuar e ka qëlluar punonjësen në kokë, sepse u nervozua që nuk arriti ta zë aeroplanin.
Gruaja që kishte biletë për në Greqi, i ka bërtitur punëtores që po fliste në telefon, e cila nuk kishte të bënte asgjë me fluturimin e saj, transmeton Telegrafi.
Mësohet se ajo është bërë e dhunshme, meqë i ishin mbyllur dyert, vetëm pak qaste para se të hynte në zonën për udhëtarë. Megjithëse i ka kërkuar që t’i hapen dyert, kjo ka qenë e pamundur.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia dhe e kanë arrestuar, ndërsa pas marrjes në pyetje e kanë kthyer nën përcjellje në aeroport. /Telegrafi/