Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 39-vjeçare, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur një polic dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike në ambientet e Spitalit të Traumës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.
Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike”, njofton policia.