Site icon Telegrafi

Goditi policët me veturë dhe iku, detaje nga rasti në Mitrovicë ku u gjenden rreth dy kg drogë

Dy policë  kanë pësuar lëndime ditën e shtunë në Mitrovicë të veriut, derisa ishin duke bërë përpjekje për të ndaluar një veturë, ku kishte substanca narkotike.

I dyshuari kosovar, ka goditur me veturë policët ndërsa ka ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes.

“Njësia policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë. I dyshuari kosovar/s ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, bëhet e ditur në njoftim.

Lexo po ashtu Një person godet me veturë një polic në veri, Policia gjuan me armë zjarri për ta neutralizuar

Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg).

“Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes. Policia është duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version