Amber Heard ka përshkruar nevojën për të përdorur grim në mënyrë që të mbulojë lëndimet e saj të shkaktuara nga Johnny Depp gjatë paraqitjes në emisionin e James Corden.
Aktorja tha se mendoi se do të vdiste duke pretenduar se Depp e goditi me grusht në kokë dhe u përpoq ta mbyste me një jastëk.
Mbrëmjen tjetër në dhjetor 2015, ajo u shfaq në “The Late Late Show” për të promovuar filmin e saj “The Danish Girl” dhe tha se duhej të fshihte mavijosjet e plagët e marra.
Ajo tha në gjyq se ekipi i saj i grimit duhej t’ia mbulonte plagët me një grim më të rëndë e buzëkuq për të fshehur buzën e gjakosur.
“U shqetësova se nuk do të mund të fshihja mavijosjen dhe ënjtjen. E mbajta me akull gjatë gjithë natës dhe të nesërmen e kontrollova në pasqyrë për të parë nëse mund t’i ikja, që do të thotë ta fsheha, që të mund të paraqitesha”, tha ajo.
“Ata punuan rreth mavijosjes duke e mbuluar me grim të rëndë, grim më të rëndë se grimi normal që mbulonte mavijosjen”.
“Më kujtohet se buza ime ishte ende e gjakosur dhe e fryrë, kështu që bëmë buzëkuq të kuq, super të rëndë dhe më kujtohet shumë mirë në atë kohë që nuk kishim zgjedhje në ngjyrë, dhe kjo ishte një nga ngjyrat e mia të preferuara për ta vënë”, vazhdoi ajo.
“Me këtë rast nuk kishim zgjidhje sepse duhej të fshihnim buzën time të gjakosur”.
Ajo shtoi: “Bëra atë që bëja gjithmonë: u thashë njerëzve se pata një aksident”.
Duke përshkruar dhunën e natës së kaluar, Heard tha në gjyq dje se si Depp e goditi vazhdimisht me grusht në kokë dhe e tërhoqi zvarrë për flokë.
“Ndjeva dhimbje të forta, është një nga të paktat kujtime që kam për dhimbje fizike”.
“Nuk mund të merrja frymë. Mbaj mend që u përpoqa të bërtas dhe nuk mund të bërtisja duke pasur një jastëk mbi”, tha mes tjerash Heard.
Sulmi i supozuar ndodhi në mars 2015 në Australi në shtëpinë e tyre me qira, ku aktori jetonte gjatë xhirimeve të “Pirates of the Caribbean 5”. /Telegrafi/