Telegrafi

Goditi brutalisht burrin me nevoja të veçanta që ishte në karrocë, polici britanik hetohet për veprimin – kamerat e sigurisë e filmuan

Një polic britanik po hetohet pas publikimit të një video, ku shihet duke sulmuar brutalisht një burrë me nevoja të veçanta që ishte i ulur në karrocë.

Dëshmitarët e shokuar panë policin duke e shtyrë dhe goditur burrin me vetëm një këmbë, që ishte i ulur në karrocë në rrugën Peter në Great Yarmouth të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

Policia në Norfolk ka njoftuar se incidenti ka ndodhur kur polici ishte kërcënuar dhe kishte patur një përplasje verbale me burrin në rrugë.

Dëshmitarët thanë se burri në karrocë ishte në mes të rrugës, mbante një shishe me alkool kur policia u shfaq në vendin e ngjarjes.

Polici filloi ta shtyjë dhe godasë para shumë kalimtarëve. Justin Fenn, menaxher i një dyqani, thotë se kamerat e sigurisë filmuan incidentin nga kënde të ndryshme. /Telegrafi/