Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka goditur me veturë një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:55 në rrugën “Nobert Jokli”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/