Telegrafi

Goditet me veturë një këmbësore në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një person i panjohur përderisa ishte duke lëvizur me veturë ka goditur një këmbësore dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:05, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas  tretmanit mjekësor është liruar. /Telegrafi/