Një person i panjohur përderisa ishte duke lëvizur me veturë ka goditur një këmbësore dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:05, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor është liruar. /Telegrafi/