Telegrafi

Goditet me veturë një këmbësor në Prishtinë

Një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00, në fshatin Bardhosh-Prishtinë.

Sipas raportit, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar ne QKUK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari  është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/