Telegrafi

Goditet me veturë një këmbësor në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një këmbësor është goditur sot nga një veturë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti shtoi më tej se me rastin po merret njësit I komunikacionit rrugor./Telegrafi/