Telegrafi

Goditet me tullë në kokë një person në veri të Mitrovicës – pesë të dyshuar ia grabisin një zinxhir nga qafa

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 00:10 në veri të Mitrovicës është sulmuar një person, nga pesë persona të tjerë të panjohur.

Sipas policisë, viktima është goditur me një mjet të fortë (tullë) në kokë.

“Viktima mashkull kosovar ka informuar se në hyrje të një lokali është sulmuar me një mjet të fortë (tullë) në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa”, thuhet në raportin e policisë.

Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq asti është duke u hetuar.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, lidhur me këtë rast.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni ka deklaruar se kryerist e kësaj vepre ende nuk janë identifikuar e as arrestuar. /Telegrafi/