Telegrafi

Goditet rrjeti i drogës në Itali, 43 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë (Video)

Të paktën 43 persona janë arrestuar nga një operacion antidrogë i kryer nga policia në Frosinone në Italisë.

Sipas mediave italiane, në mesin e personave të arrestuar janë edhe 2 shqiptarë me inicialet R.S 63 vjec dhe S.P 29 vjec.

Organizata kriminale u zbulua me anë të qenve nuhatës, ndërsa në operacion morën pjesë 2 helikopterë.

Operacioni i koduar ‘Fireworks’ zbuloi se grupi kriminal ushtronte aktivitetin në një kompleks banimi, ndërsa dyshohet se mbi 150 persona të punësuar merreshin me transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Rrjeti kishte krijuar lidhje me furnizues droge nga Kolumbia të cilët e sillnin kokainën dhe kanabisin në Holandë për ta futur më pas në Itali. Fitimet e rrjetit të drogës llogariteshin në 40 milionë euro në ditë.