Real Madridi ka pësuar një goditje masive në ndeshjen kundër Espanyolit me Antonio Rudiger të lënduar.
Mbrojtësi gjerman u zëvendësua menjëherë nga Raul Asencio në qendër të mbrojtjes së Madridit.
Këmba e djathtë e Rudigerit është shumë e fashuar, por kjo nuk ishte këmba që ai mbante kur u largua.
Në X raportohet se sezoni për të ka përfunduar, andaj do të ishte një goditje e rëndë për Los Blancos.
Real Madrid ka një ndeshje të vështirë kundër Manchester Cityt në javën e ardhshme dhe ata do të shpresojnë që Rudiger të mund të shërohet në kohë për atë lojë.
Madrilenët po ashtu do të kenë punë edhe me Atletico Madridin në La Liga, andaj mungesa e gjermanit do të ishte evidente. /Telegrafi/
Rudiger injured.
Season is Officially Over. pic.twitter.com/LiJbGcrT7A— 𝟲 🇨🇦 ¹⁵ (@Dr__Ignacio) February 1, 2025