Telegrafi

Goditet Reali, Neymar edhe gjashtë vjet te Barca

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, raportohet se është afër arritjes së marrëveshjes së re me klubin katalonas.

Sipas “The Sun”, braziliani shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë të re gjashtëvjeçare me kampionin e Spanjës, pavarësisht interesimit të madh të Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit.

Marrëveshja e re besohet se do t’ia rrisë klauzolën Neymarit në 170 milionë funte.

24-vjeçarit thuhet se do t’i trefishohet rroga me kontratën e re.