Një këmbësore është aksidentuar nga një veturë në lëvizje në vendkalimin për këmbësor sot rreth orës 08:30 në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/