Telegrafi

Goditet një këmbësore në Gjilan

Foto: Ilustrim

Një femër përderisa ishte duke e drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:10, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/